Politike

Sfidon Berishën? Paloka: Kam ambicie për postin e kryetarit në PD, pse jo

19 Mars 2022, 21:04 Nga DOSJA
Sfidon Berishën? Paloka: Kam ambicie për postin e kryetarit në

TIRANË– Edi Paloka, deputeti i Partisë Demokratike që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha ka rrëfyer se ka ambicie për të qenë në krye të PD-së. I ftuar në OraNews, Paloka është shprehur se ai do të mbështesë Berishën, por nuk mungon dëshira për të ecur më lart. Për pasojë, ai nuk e përjashton mundësinë e një kandidimi në një të nesërme. 

“Këto 30 vite eksperiencë më kanë bërë realist dhe të kem një nuhatje politike. Në këtë moment demokratët e kanë bërë zgjedhjet e tyre brenda PD dhe është Berisha. Rikthimi i Berishës erdhi si nevojë i demokratëve. Unë do të mbështesë Berishën. A kam ambicie për më tej? Sigurisht çdo kush ka ambicie në politikë, por jeta vazhdon. Përderisa ne po i krijojmë kujtdo që të garojë pse jo dhe unë në një të nesërme,”- shprehet Paloka duke mos e përjashtuar konkurimin dhe me vetë Berishën.

Pak ditë më parë, Paloka u shpreh se i kishte ambiciet për të qenë kryetar i PD-së, por nuk e mendonte kurrë të garonte përballë Berishës. Këtë herë nuk e theksoi këtë gjë, mos ndoshta ka ndërruar mendje?

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka sali berisha edi paloka sali berisha

Sondazh

Poll