Politike

Rama e akuzon për protesta, Berisha: S’i marr leje askujt, por s’kam lidhje!

19 Mars 2022, 16:49 Nga DOSJA
Rama e akuzon për protesta, Berisha: S’i marr leje askujt, por

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të pasardhësit të tij, Edi Rama, i cili ka deklaruar se ai qëndron pas protesta masive të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. I ftuar në studion e Neës 24, Berisha tha se i mbështet protestuesit pasi po kërkojnë një mburojë sociale në këtë kohë krize. Ai shtoi më tej se Rama është njësoj si Lukashenko, duke e quajtur kushëri të parë në diktaturë apo vllau siamez i diktatorit Putin.

“Absolutisht i mbështes plotësisht dhe totalisht protestuesit dhe konsideroj legjitime protestën e tyre. Nuk jemi ne organizatorë. Nëse ne vendosim t’i organizojmë ato, ne e bëjmë dhe s’i marrim leje askujt. Akuzat që u bën Edi Rama, i bën vetëm Lukashenko, kushëriri i parë në diktaturë apo vllau siamez i diktatorit Putin. Protestuesit kërkojnë mburojë sociale nga kjo krizë, kaq. Protesta ka dridhur themelet e pushtetit, ka çorganizuar narkoshtetin dhe strukturat e tij, natyrisht ka uljet dhe ngritjet e saj, por nuk është dekarajuese. Ata që rrinë atje nuk e bëjnë për veten e tyre, por për qindar e mijëra shqiptarë që qeveria i vjedh, i keqtrajton, i injoron. Shiko deklaratat e ministreve, me 130-140 euro thotë ajo nuk je i varfër, ec e mos bli paketa me makinë, thotë tjetra. Të gjitha këto tregojnë që kemi të bëjmë me një strukturë të shkëputur nga realiteti, nga njerëz që shpenzojnë 15 mijë euro në orë,”- tha Berisha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll