Politike

Ish-kryeministri David Cameron mbërrin në Poloni, çon donacione për Kryqin e Kuq

20 Mars 2022, 15:47 Nga DOSJA
Ish-kryeministri David Cameron mbërrin në Poloni, çon donacione

POLONI– Pas disa ditësh në rrugë, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Poloni për të ofruar donacione për refugjatët ukrainas. Në një rrëfim të shkurtër me video, ai thotë se ka bërë një udhëtim prej 1000 miljesh për të dërguar në kampet e refugjatëve gjëra të tilla si veshje, shtretër, pelena dhe komplete të ndihmës së parë të mbledhura nga projekti ushqimor i Oxfordshire, Chippy Larder.

Në një video në llogarinë e tij në Twitter, ai qëndronte përkrah këshilltares së Chipping Norton Labor Rizvana Poole në një depo të Kryqit të Kuq ku janë dorëzuar mallrat e dhuruara.

“Pas më shumë se 20 orëve urdhëtim me makinë, erdhëm këtu tek Kryqi i kuq. Është shumë ftohtë dhe ne jemi shumë të dëshpëruar, por gjithsesi ishte mirë të bëmë udhëtimin dhe mirë të dimë se ne po përpiqemi të bëjmë diçka për refugjatët që po vuajnë kaq shumë nga lufta që ka nisur Putin. Edhe unë e ngava makinën, e përveç një rrote që ndërrua, gjithçka shkoi mirë,”- tha Cameron.

VIDEOJA E DAVID CAMERON:

Delivery successfully made! #StandWithUkraine️ ?? pic.twitter.com/0eisBor72z

— David Cameron (@David_Cameron) March 19, 2022

LAJMI KRYESOR: Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Jam i gatshëm për negociata

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike david cameron lufta ukraine-rusi david cameron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll