Politike

Negociata me Bashën? Berisha: Ka zhvillime! Ju rrëfej bisedën me ish-eurodeputetin Brok

19 Mars 2022, 17:01 Nga DOSJA
Negociata me Bashën? Berisha: Ka zhvillime! Ju rrëfej bisedën me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka zhvillime në Partinë Demokratike, përsa i përket marrëdhënies së tij me kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në studion e Neës 24, Berisha tha se e vlerëson qëndrimin e deputetëv që kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Ai tha se në mes ka ndërhyrë një një ish-personalitet i rëndësishëm, referuar ish-eurodeputetit Elmar Peter Brok. Berisha tregoi se Brok i kishte thënë se Brukseli e Uashingtoni kishin shprehur se i shqetësonte mosha e ish-kryeministrit për të qenë aktiv në politkë.

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Unë mendoj se leksioni i 6 marsit është jashtëzakonisht i rëndëisshëm. Vlerësoj qëndrimin e të gjithë deputetëve që kërkojnë me shumë të drejtë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Unë po punoj dhe do të punoj me të gjithë aftësitë e mundësitë për bashkimin e Partisë Demokratike. Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi ndaj votës së lirë, Lulzim Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit. Unë kam deklaruar se nuk ka përjashtime, është dhe do të jetë anëtar i PD-së, do të ketë të drejtë në të gjithë forumet nëse pranon votën e lirë. S’ka patur negociata, ka patur një zhvillim se s’mund të mohoj, një ish-personalitet i rëndësishëm erdhi në Tiranë (ish-eurodeputeti Elmar Peter Brok) dhe unë kam ndjekur atë që ai më tha

Pyetje: Ai tha që ju kishte sugjeruar se si zgjidhje ishte kandidimi juaj

Më tepër mund të them këtë, pasi diksutuam më thotë ‘Sali, në Uashington e Bruksel ka një problem. ‘Çfarë problem ka o miku im’, i them. ‘Më thonë që Berisha është në moshë për këtë detyre’, më tha. ‘Atëherë i dashur miku im, rikthimi është një proces në kompleks, ka të bëjë me një tërësi lidhjesh emocionesh, etj, etj, së dyti. Vetë fakti që ndokush mund të mendojë se kush duhet të jetë kryetar i PD-së, më bën mua që sikur të mos kisha asnjë ndërmendje që të vrapoj për të kandiduar, për të mos lejuar asnjë ndërhyrje. Partia ime do jetë sovrane. Unë e kuptoj këtë që më thue për Brukselin, i thahsë, por në Uashington nuk mund ta thotë askush këtë gjë pasi atje drejtojnë bashkëmoshatarët e mi

Pyetje: Ju vetë ju shqetëson mosha

Nuk e konsideroj privilegj eksperiencën që më jep ajo përballë rivalit tim, por nuk e kosndieroj aspak. Më ka pasuruar dhe Berisha kësaj here do të bëjë gjithçka për të marrë më të mirat e mandateve të shkuara për një vision të ri. Qëllim themelor kam që t’i jap fund largimit të të rinjve nga Shqipëria, është e mundur dhe do e realizoj këtë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elmar brok elmar peter brok sali berisha elmar brok elmar peter brok sali berisha

Sondazh

Poll