Sport

Dybala dhe Vlahovic mjaftojnë ndaj Salernitanës, Juve çon diferencën në -1 nga Inter

20 Mars 2022, 16:27 Nga DOSJA
Dybala dhe Vlahovic mjaftojnë ndaj Salernitanës, Juve çon

ITALI- Juventus mposht Salernitanën me shifrat 2-0 dhe shkon në vetëm një pikë larg nga Inter që do të luajë më datë 3 prill. Një rezultat i siguruar pas gjysmë orë lojë dhe i menaxhuar pa vuajtje nga lojtarët e skuadrës torineze. Dybala në minutën e 5′ dhe Vlahovic në 29′, mjaftuan për bardhezinjtë.

Ndërkohë Salernitana u shfaq e rrezikshme vetëm në një rast në pjesën e dytë, me anë të Bonazzolit që u neutralizua nga Szczesny. Me këtë fitore “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e katërt, vetëm një pikë më pak se Interi i vendit të tretë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus salernitana juventus salernitana

Sondazh

Poll