Sport

Nuk erdhi dot në merkaton e verës, drejtuesit e Interit rikthejnë vëmendjen te sulmuesi

20 Mars 2022, 13:40 Nga DOSJA
Nuk erdhi dot në merkaton e verës, drejtuesit e Interit rikthejnë

ITALI– Sulmi i Interit mbetet sulmi më i mirë i Serie A, megjithatë rënia që ka hasur në vitin 2022 nuk mund të mos i bëjë drejtuesit të reflektojë për sa i përket merkatos. Për sezonin e ardhshëm zgjidhja mund të jetë Duvan Zapata, i kërkuar tashmë verën e kaluar për të zëvendësuar Lukakun, por Atalanta e shpalli atë të pashitshëm dhe Inter fillimisht u kthye te Thuram, më pas me dëmtimin e këtij të fundit, te Correa.

Megjithatë, kur të rihapet merkato, Inter do të rikthehet sërish te kolumbiani dhe nuk është e sigurt që skenari do të jetë i njëjtë, duke qenë se Zapata po përjeton një sezon të vështirë për shkak të dëmtimeve dhe dëshiron të ndryshojë ambjent. Zgjedhja e parë është ende Scamacca, një element mbi të cilin, nisur nga mosha e re, mund të ndërtohet për një kohë të gjatë sulmi i së ardhmes.

Kostoja për Scamacca-n është e lartë dhe ka konkurrencë nga Milan dhe disa klube të huaja. E sigurt është se edhe nëse merkato e radhës do të mbyllet me fitim (me shitjen e De Vrij dhe të tjerëve), nuk do të ishte e lehtë për Interin të merrte pjesë në një ankand për Scamacca-n, ndërkohë që mund ta kishte më të lehtë të merrte Zapatën nga Atalanta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta inter zapata atalanta inter zapata

Sondazh

Poll