Sport

Juventusi ultimatum Dybalas për rinovimin e kontratës, takim me agjentin të hënën…

20 Mars 2022, 11:22 Nga DOSJA
Juventusi ultimatum Dybalas për rinovimin e kontratës, takim me

ITALI – Tani ose kurrë. Paulo Dybala brenda, apo jashtë projektit të Juventusit, ka ardhur momenti i vendimit. Eliminimi në 1/16 e Champions League dhe sherri me Allegrin sigurisht që nuk e ka qetësuar situatën rreth tavolinës së bisedimeve për rinovimin e kontratës së argjentinasit.

Por në kuadri ekonomik dhe atë tekniko-sportiv për sezonin e ardhshëm, synimi është më i qartë për Juventusin. Të hënën, Arrivabene dhe Cherubini do të takojnë agjentin e Dybalas me propozimin e fundit që do të nënshkruhet ose palët do t’i shtërngojnë duart njeri-tjetrit.

Episodi i shumëfishtë i një telenovele tashmë të pakëndshme duhet të jetë përfundimtar, të paktën për synimet e Juventusit. Pas një marrëveshjeje verbale të gjetur në vjeshtën e vitit 2021, nënshkrimi në kontratën e re të Dybala nuk erdhi kurrë, ndërkohë që gjërat kanë ndryshuar. Mes përfshirjes së klubeve të tjera, që janë gjithmonë të vëmendshme ndaj situatës, si Interi i Marottas dhe kërkesave të lojtarit, palët nuk kanë mundur kurrë të arrijnë një marrëveshje.

Oferta e fundit e Juventusit në këtë pikë do të modifikohet në lidhje me marrëveshjen fillestare. Vetëm tre vite kontratë për Dybalan për 7 milionë euro në vit me opsion për tjetrin, po aq sa ka marrë Vlahovic, por larg 10 milionëve të lakmuara nga argjentinasi.

Takimi në këtë kuptim do ta bëjë të qartë situatën: përpara së bashku, ose Dybala në qershor në një transfertë të lirë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi paulo dybala arrivabene dhe cherubini lajmet më të këqija për allegrin paulo dybala ka gjetur buzëqeshje për allegrin sulmuesin argjentinas paulo dybala argjentinasi paulo dybala arrivabene dhe cherubini lajmet më të këqija për allegrin paulo dybala ka gjetur buzëqeshje për allegrin sulmuesin argjentinas paulo dybala

Sondazh

Poll