Sport

Rasti Maignan-Tomori, hapet një hetim; rrezikohet skualifikimi deri në fund të sezonit

20 Mars 2022, 13:08 Nga DOSJA
Rasti Maignan-Tomori, hapet një hetim; rrezikohet skualifikimi deri në

ITALI- Nuk ka mbetur pa pasoja ajo që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fundin e ndeshjes Cagliari-Milan, kur pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, në fushë shpërtheu një sherr masiv si pasojë e koreve raciste drejtuar portierit të Milanit Mike Maignan.

Ai dhe Tomori kanë reaguar duke iu drejtuar tifozerisë dhe duke çuar duart te veshët. Prokurori federal në fakt ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi atë çfarë ndodhi në Sardenjë.Hetimi i zyrës kryesuar nga Giuseppe Chinè lidhet me koret raciste gjatë ndeshjes Cagliari-Milan mbrëmë dhe me atë që ndodhi në fund , kur skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes.

Gjithsesi mbrëmjen e së shtunës nuk ka pasur vetëm ofendime raciste, por edhe hedhje sendesh nga tifozët e Cagliarit drejt Maignan, siç shihet edhe nga videoja më poshtë, ku mund të shihni edhe gjestet e kundërpërgjigjes nga portieri dhe Tomori.

 

? Cagliari fans also threw bottles at Maignan after the end of the game
pic.twitter.com/6RM2tilhW3

— Milan Eye (@MilanEye) March 19, 2022

Nga ana e tij, Maignan ia ka besuar përgjigjen rrjeteve sociale, duke postuar dy foto në Twitter: një që e portretizon së bashku me Tomorin me gisht pranë veshit dhe tjetra e një majmuni me cigare në gojë, duke treguar gishtin e mesit. Kështu, sektori i tifozerisë ultras të Cagliari-t mund që qëndrojë i mbyllur për katër
ndeshjet që skuadra do të luajë në shtëpi deri në fund të kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cagliari maignan milan tomori cagliari maignan milan tomori

Sondazh

Poll