Sport

Mbappe heq fanelën, Messi nuk grumbullohet; te PSG kanë nisur pushimet, Monaco e turpëron

20 Mars 2022, 14:36 Nga DOSJA
Mbappe heq fanelën, Messi nuk grumbullohet; te PSG kanë nisur

FRANCË– PSG humbet ndaj Monacos me shifrat 3-0 duke pësuar kështu humbjen e katërt radhazi, përfshirë këtu edhe atë kundër Real Madrid që e eliminoi nga Champions League. Takimi u zhbllokua në minutën e 25’, kur Ben Yedder do të shënonte golin e parë të Monacos, pas një asisti të marrë nga Fofana. Menjëherë pas golit të Monaco, Kylian Mbappe ka hequr fanellën dhe ka shkuar drejt stolit të tij.

Duket se ky veprim është bërë për shkak të të nxehtit, me yllin e PSG-së që është kthyer në fushë pasi ka hequr fanellën që kishte nën poshtë uniformës. Në pjesën e dytë, Volland do të shënonte golin e dytë, ndërsa në 83′ Beyn Yedder do të vuloste këtë takim.

 

Ajo që ra në sy në këtë sfidë ishte mungesa e Lionel Messit, për të cilin nga klubi i PSG-së është bërë me dije se është i sëmurë, megjithatë dyshimet janë që argjentinasi të mos ketë pasur dëshirë për t’u bashkuar me skuadrën pas ofendimeve nga tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbappe messi monaco psg mbappe messi monaco psg

Sondazh

Poll