Sport

MotoGP/ Frikë për Markezin, aksident i tmerrshëm në nxemje: “I shtangur, por jam mirë”

20 Mars 2022, 12:00 Nga DOSJA
MotoGP/ Frikë për Markezin, aksident i tmerrshëm në nxemje:

INDONEZI – Përplasje e dhunshme dhe shumë frikë për Marc Marquez gjatë nxemjes së GP të Indonezisë në pistën e Mandalikas. Piloti i Hondas u hodh nga motorri e tij pas një kërcimi të tmerrshëm në kthesën 7, me ‘RC213V’ të tij të shkatërruar.

Spanjolli u ngrit në këmbë, por në një gjendje të dukshme konfuzioni. Ai u transportuar në spitalin Mataram për ekzaminim, ku u diagnostikua me trauma në kokë dhe mavijosje të ndryshme. Pas vlerësimeve të rastit, piloti spanjolli Marc Marquez u përjashtua nga pjesëmarrja në garë.

“Jam mirë, jam pak i shtangur, por jam mirë. Nuk ishte fundjava jonë, ne u munduam dhe patëm probleme që në fillim. Sot pata një nga përplasjet më të mëdha të karrierës sime. Nuk kam ndonjë problem serioz, por vendosëm që të mos garoja, ishte vendimi më i mirë”,- është shprehur spanjolli.

Angel Charte, drejtor mjekësor i Botërorit, komunikoi gjendjen e pilotit: “Skanimi CT dha një rezultat negativ, por për shkak të traumës së kokës dhe disa mavijosjeve vendosëm ta shpallnim të papërshtatshëm si masë paraprake.”

Alberto Puig, menaxher i ekipit të Hondas, nënvizoi: “Ne menduam për shëndetin e tij, ai pësoi një goditje të fortë në kokë dhe për siguri vendosëm të mos e linim të garonte.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gp të indonezisë marc marquez motogp në valencia pilot i moto gp gp të indonezisë marc marquez motogp në valencia pilot i moto gp

Sondazh

Poll