Sport

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen në Turqi, goli i katërt në kampionat

20 Mars 2022, 14:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen në Turqi, goli i katërt

TURQI– Jurgen Bardhi ka shënuar golin e katërt në ligën e dytë turke. Mesfushori ofensiv u transferua në merkaton e verës së kaluar te Tuzlaspor, që sot humbi 3-1 në fushën e Bandirmaspor.

Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazh, teksa në minutën e 68-të shënuan edhe golin e dytë. Tuzlaspor reagoi dy minuta më pas, duke shkurtuar rezultatin me anë të Jurgen Bardhit.

Gjithsesi, Bandirmaspor shënoi edhe golin e tretë katër minuta nga fundi, duke marrë tre pikët në këtë përballje. Goli i katërt sezonal për Bardhin, i cili numëron edhe tre asiste, teksa Tuzlaspor mbetet në vend të 13-të, katër pikë mbi zonën e ftohtë.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport jurgen bardhi partizani turqi jurgen bardhi partizani turqi

Sondazh

Poll