Sport

Kahn për të ardhmen e Lewandowskit: “Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bayerni”

20 Mars 2022, 09:35 Nga DOSJA
Kahn për të ardhmen e Lewandowskit: “Nuk ka asnjë arsye

GJERMANI – Administratori i Bayern Munich, ish-portieri Oliver Kahn ka folur të shtunën në ‘ZDF’ për kontratat e yjeve të bavarezëve, për të cilët këto ditë po flitet mjaft.

Ndaj ai është ndalur te çështja e Robert Lewandowskit, Thomas Müllerit dhe Manuel Neuerit, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2023, duke dashur të qetësojë debatet dhe spekulimet për largimin e mundshëm të tyre.

“Lojtarët kanë ende kontrata edhe për sezonin e ardhshëm. Ne gjithmonë kemi thënë se do të ulemi dhe do të bisedojmë me ta, çka është një prioritet për ne. Kjo nuk ka ndryshuar”,- tha ai. Nga ana tjetër, ai nuk ka pranuar të hyjë në detaje të negociatave, për të mos i dhënë informacion konkurrentëve.

I pyetur konkretisht për Lewandowskin, Kahn ishte i bindur: “Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bayern. Lewandowski gjithçka e ka arritur me ne”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes epoka e manuel neuer një legjendë si oliver kahn për robert lewandowskin thomas müller i bayern munche duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes epoka e manuel neuer një legjendë si oliver kahn për robert lewandowskin thomas müller i bayern munche

Sondazh

Poll