Sport

VIDEO/ Plagoset Lucas Silva, u godit në fytyrë me një celular në mes të ndeshjes…

20 Mars 2022, 09:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Plagoset Lucas Silva, u godit në fytyrë me një celular

BRAZIL Ish-lojtari i Real Madrid dhe Marseille (2015-2016), mesfushori mbrojtës brazilian Lucas Silva, është pjesë e skuadrës së Grêmios në Porto Alegre që nga viti 2020.

Ndërsa luante ndeshjen e parë gjysmëfinale të kampionatit ‘Rio Grande do Sul’ kundër Internacionalit të shtunën në mbrëmje (3-0), 29-vjeçarit iu desh të largohej nga fusha 15 minuta para përfundimit të takimit.

Ai u godit në fytyrë nga një telefon celular i hedhur nga tribuna, duke i shkaktuar edhe gjakderdhje nga goja.

Ky është incidenti i dytë i rëndë mes Grêmios dhe Internacionalit në më pak se një muaj. Një ndeshje mes dy skuadrave u anulua pak çaste para fillimit në muajin shkurt, kur tifozët sulmuan autobusin e Grêmios. Dy skuadrat do të takohen përsëri të mërkurën për gjysmëfinalen e kthimit.

Lucas Silva a reçu un téléphone portable en pleine figure ?pic.twitter.com/PIUWbf2Z2Y

— Grêmio FBPA Français (@Gremio_FRANCE) March 19, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazilian lucas silva ish-mesfushori i real madridit me fanellën e gremios skuadra e grêmios e porto alegres brazilian lucas silva ish-mesfushori i real madridit me fanellën e gremios skuadra e grêmios e porto alegres

Sondazh

Poll