Aktualitet

Takimi me fermerët! Rama: Hekuri u rrit trefish, do nisë kontrolli për çmimet e inputeve

19 Mars 2022, 09:48 Nga DOSJA
Takimi me fermerët! Rama: Hekuri u rrit trefish, do nisë kontrolli

DURRËS– Çmimi i hekurit është rritur trefish. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama përpara fermerëve në Durrës, duke iu bërë të dirur se edhe investimet kanë rënë. Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim ditën e sotme me fermerët, përballë të cilëve tha se qeveria ka bërë në sektorin e bujqësisë, duke vlerësuar se në këto vite është dyfishur hapësira e tokës së mbjellë. Kreu i qeverisë lajmëron se janë 500 mln lekë plus për naftën pa taksa, prej një total prej 1.45 mld lekësh.  Rama u ndal tek kriza që ka sjell lufta në Ukrainë, që do të sjell pasoja të mëdha në ekonomitë e vendeve, një luftë që sipas tij nuk dihet sesa do të zgjasë.

Rama shtoi se efektet e krizes po ndihen fort edhe në Shqiperi duke dhënë si shembull ndalimin e investimeve publike dhe private si pasojë e trefishimit të çmimit të hekurit.

Gjatë një takimt Rama paralajmëroi se do të nisë kontrolli edhe për çmimete imputeve bujqësore. Një detaj që zbuloi ishte edhe takimi me drejtorin e një nga kompanitë franceze më të mëdha të botës, për naftën dhe gazin. Sipas Ramës ai i kishte thënë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Më tej, Rama shtoi se kompanitë e huaja nuk kanë asnjë interes për naftën në Shqipëri.

Ky takim u zhvillua në të njëjtën kohë me protestën kombëtare e cila u paralajmërua se do të zgjaste 24 orë mirëpo mesa duket tashmë ka përfunduar…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Nuk do hiqet taksa e naftës’/ Rama: Pronarët e makinave kanë më shumë para

Takimi me fermerët/ Rama: Do të ndërhyjë qeveria për të mbajtur nën kontroll çmimet

Ironia/ Rama: Nuk ka hyrë në luftë Sukthi me Maznën por fuqia e madhe tregtare

Rama: Hekuri ka shkuar trefish, investimet private dhe publike kanë stopuar

Protestuesit marshojnë drejt zyrës së tij, Rama shfaqet LIVE! Ku ndodhet ai?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama me fermeret edi rama rama me fermeret

Sondazh

Poll