Aktualitet

Tragjike në Tropojë! Shembet galeria, ndërrojnë jetë 2 minatorë, 4 shpëtojnë

19 Mars 2022, 12:08 Nga DOSJA

TROPOJË– Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, të dy minatorë kanë ndërruar jetë sot në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti në galerinë e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës. Të dy ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre, kur galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë.

Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për më shumë orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë. Trupat e pajetë u nxorrën pas disa orësh kërkime nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Të dy minatorët kishin krijuar familje dhe lanë pas fëmijët e tyre, Dautaj dy, ndërsa Zhutaj, tre.

Galeria e kromit në Tropojë rezulton të jetë në pronësi të kompanisë ‘Vëllazëria Minerals Albania’, nën administrimin e Marian Dedës. Kompania është regjistruar në 2012 dhe ka si objekt pune çfarëdolloj veprimtarie ne fushën e aktivitetin te mineraleve. Ende nuk ka asnjë përgjegjës të vënë në pranga për ngjarjen në fjalë. As shkaku i aksidentit tragjik nuk është zbardhur ende.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shembja e galerisë në Tropojë! Nxirret i pajetë minatori i dytë (EMRI)

Shembja e minierës në Tropojë, policia: Humb jetën 41-vjeçari, brenda ka të bllokuar

Shembet galeria e kromit në Tropojë! Vdesin dy punëtorë, shpëtohen 4 të tjerë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adil dautaj afrim zhutaj miniera e kromit ne tropoje shembet miniera ne tropoje adil dautaj afrim zhutaj miniera e kromit ne tropoje shembet miniera ne tropoje

Sondazh

Poll