Aktualitet

FOTOT- Humbën jetën në 1000 metra thellësi, këta janë minatorët që u bllokuan në galeri

19 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
FOTOT- Humbën jetën në 1000 metra thellësi, këta

TROPOJË– Personat që po shikoni në foto janë Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, të dy minatorët që humbën jetën sot pas shembjes së galerisë së kromit në Lajthizë të Tropojës.

Të dy ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre, kur galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë. Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për më shumë orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë. Minatorët lanë pas fëmijët e tyre, Dautaj dy, ndërsa Zhutaj, tre.

LAJM KRYESOR:Tragjike në Tropojë! Shembet galeria, ndërrojnë jetë 2 minatorë, 4 shpëtojnë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adil dautaj afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje adil dautaj afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje

Sondazh

Poll