Aktualitet

GJL vulos vendimin për Masakrën e Çoles, Llanaj mbyllet përjetë, Begaj e Aliaj nga 35 vite

19 Mars 2022, 15:42 Nga DOSJA
GJL vulos vendimin për Masakrën e Çoles, Llanaj mbyllet

TIRANË– Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Vlorës për Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn, të tre të dënuar për ngjarjen e cila ka marrë edhe emrin ‘Masakra e Çoles’. Për Llanajn ka mbetur në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për dy të tjerët me nga 35 vite burg.

Vendimi është marrë këtë të premte nga tre anëtarët e gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici. Dosja e ngjarjes së ndodhur në vitin 2015 ku mbetën të vrarë tre persona u kthye për rigjykim në gjykatën e lartë nga gjykata kushtetuese në vitin 2017, me pretendimin se gjatë procesit gjyqësore janë gjetur shkelje.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës. Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj. Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander llanaj ani begaj ardi velaj bertil aliaj masakra e coles xhuliano lutaj aleksander llanaj ani begaj ardi velaj bertil aliaj masakra e coles xhuliano lutaj

Sondazh

Poll