Aktualitet

URDHRI/ MSH: Kufizoni ekzaminimet, për analiza të çohen vetëm pacientët e rënduar

19 Mars 2022, 15:33 Nga DOSJA
URDHRI/ MSH: Kufizoni ekzaminimet, për analiza të çohen

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë kërkon që analizat e thelluara tu Bëhen vetëm pacientëve që janë në gjendje të rëndë për jetën. Në një dokument të publikuar nga mjeku Erion Dasho shihet edhe shkresa zyrtare e dalë nga Ministria. Aty shkruhet se duhen kufizuar ekzaminimet laboratorike të panevojshme dhe kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm ata që janë në gjendje të rëndë. Letra zyrtare sipas Dashos u është dërguar një ditë më parë mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars.

STATUSI I PLOTË:

NJË MINISTRI DHE SHTET I KRIMINALIZUAR

Teksti i mëposhtëm është marrë nga një dokument zyrtar me firmë dhe vulë. I drejtohej dje mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars (pothuajse 2 javë). Jo vetëm kaq! Edhe mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë! Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që “të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme”!  Ndërsa dy urdhëresat e para janë kriminale në natyrë pasi i privojnë pacientët nga një ndërhyrje që mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes, urdhëresa e tretë tregon se sistemi shëndetësor ka falimentuar! Vetëm klarinetistët dhe kimistët që drejtojnë prej 9 vjetësh sistemin shëndetësor mund t’u kërkojnë mjekëve të shmangin ekzaminimet e panevojshëm! Çfarë do të thotë “ekzaminim i panevojshëm”??!! A ka protokolle ky shtet dhe ky sistem shëndetësor apo punon qesim si në shekullin e 19-të??!! Nëse mjekët dhënkan “ekzaminime të panevojshme”, a ka kontroll cilësie dhe sigurie të pacientit?! A ka kontroll për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare të cilat edhe në sistemet më të pasura shëndetësore trajtohen me vëmendje maksimale?! Kur mjekët dhe specialistët e menaxhimit shëndetësor flisnin për rrezikun që vinte nga PPP-ja e laboratorëve, askush nuk e mendoi se situata do të arrinte deri në këtë pikë! Ata mjekë që marrin urdhëra të tillë kanë vetëm dy zgjidhje:

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho ministria e shendetesise erion dasho ministria e shendetesise

Sondazh

Poll