Aktualitet

Vrasja e Ardit Spahiut, belgët vijnë me emra: Do pyeten dy persona, jetojnë në Tiranë!

19 Mars 2022, 15:14 Nga DOSJA
Vrasja e Ardit Spahiut, belgët vijnë me emra: Do pyeten dy persona,

TIRANË– Autoritetet belge kanë një person të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu, ngjarje e ndodhur në në muajin nëntor të vitit 2020 në Bruksel. TVKlan shkruan se në letërporosinë e dërguar në fillim të muajit Mars, ata kanë kërkuar marrjen e tij në pyetje, si dhe kontrollin e të gjitha banesave në pronësi të personave të identifikuar me inicialet F.M. dhe O.V.. Të dy të dyshuarit që pritet të merren në pyetje, jetojnë në Tiranë. Për këtë proces pritet që në vendin tonë të vijnë dy hetues dhe një gjyqtar belg që do të marrin në pyetje edhe dy persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë regjistruar në Belgjikë.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Viktima ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. Alikaj dyshohet se ka vrarë 14 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut, ç’ka ka bërë që hetuesit belg të dyshojnë se krimi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.

Një tjetër pistë është edhe ajo e luftës mbi kontrollin e territorit për trafikimin e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në disa qytete europiane. Arjan Spahiu ishte edhe kunati i Erion Alibejt, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si oganizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan. Alibej akuzohet se ka organizuar vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra tre vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Duranay.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardit spahiu arjan spahiu vrasja e arjan spahiut ardit spahiu arjan spahiu vrasja e arjan spahiut

Sondazh

Poll