Aktualitet

Lapaj: Nëse qeveria plotëson kërkesat, e duartrokas i pari! Jemi në shesh me batanije

19 Mars 2022, 14:09 Nga DOSJA
Lapaj: Nëse qeveria plotëson kërkesat, e duartrokas i pari! Jemi

TIRANË– Adriatik Lapaj, juristi që është edhe pjesë e organizatorëve të protestuesve është shprehur se ata do të qëndrojnë në shesh për 24 orë, duke marrë edhe batanije. Në një prononcim për New24, Lapaj tha se nuk ka pasur një plan konkret pasi vendimi është marrë në moment në shesh, por gjithçka do të jetë simbolike për të treguar qëndresën e tyre. Lapaj shtoi se nëse qeveria do t’i plotësonte kërkesat e qytetarëve, ai do ta duatrokiste i pare.

“Është dita e tetë, marshimi i dytë kombëtar. Siç e patë ka shumë njerëz në shesh. Qytetarët për herë të parë në tranzicion e ka detyruar qeverinë që t’i fusë në axhendën e tyre. Po ndodh, është ndalur rritja e çmimit të naftës, është hedhur një paketë e rezistencës sociale me vlerë 390 miliardë lekë, që në gjykimin tonë është ende e pamjaftueshme. Janë 16 ushqime që do të kenë tashmë çmime stabël. Por nuk janë mjaftueshëm, sepse në Maqedoninë e veriut po të llogarisësh edhe taksën e qarkullimit, nafta është të paktën 200 lekë të vjetra më lirë se këtu. Në Kroaci po ashtu ka më shumë masa, po reduktohet TVSH-ja. Kjo nuk është protesta e Adriatikut, Osmanit, por e hallit, e xhepave tanë. Për mua dhe sikur vetëm të jem siç e nisëm në fillim, për sa kohë është e drejtë, është e bërë. Ka pas diskutime, jo mos u shisni, jo mos u blini, sheshi ka vendosur, do qëndrojmë 24 orë, nuk jemi oligarkë. Qeveria të plotësojë kërkesat që kemi bërë dhe do të jem i pari që do e duartrokas. Vendimet i merr sheshi,”- tha Lapaj ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Protestë kombëtare! Paralajmërimi: Qëndrojmë 24 orë në shesh nëse s’na plotësohen kërkesat

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj proteste kunder rritjes se cmimeve adriatik lapaj proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll