Aktualitet

Aksident me vdekje në Telepenë, ndërron jetë 30-vjeçari, plagoset pasagjeri

19 Mars 2022, 16:17 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Telepenë, ndërron jetë

TEPELENË– Një 30-vjeçar me inicialet Sh.Ç., ka ndërruar jetë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar me inicialet A.Ç., si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”. Të dy të rinjtë kanë qenë në një mjet të llojit ‘Mercedes Benz”, në momentin që 30-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe kanë përfunduar jashtë rruge. Për pasojë, drejtuesi ka ndërruar jetë, ndërsa 22-vjeçari ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në tepelenë aksident në tepelenë

Sondazh

Poll