Politike

Fatmir Mediu: Bisedova me Bashën e Berishën para 6 Marsit që PD të dilte më një kandidat

18 Mars 2022, 21:00 Nga DOSJA
Fatmir Mediu: Bisedova me Bashën e Berishën para 6 Marsit që PD

TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka treguar propozimin që aleatët kishin për kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha,  sa i përket kandidatit me të cilin do të garonin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në një intervistë për “Radari Informativ”, Mediu tha se ka biseduar me të dy para zgjedhjeve për të konsideruar mundësinë që opozita të kandidonte me një kandidat të vetëm. Pasi propozimi i futjes në zgjedhje me një kandidat nuk u mor parasysh, Mediu thotë që vendosën të mos merrnin pjesë as në mbështetje të kandidatëve. 

“Kishte mospranueshmëri për të ecur bashkë. S’u bëmë palë. Qëndrimi im i vetëm është për opozitë të bashkuar. Në nivel lokal mund t’i bashkonim strukturat politike, si ata të Berishës si ata të Bashës. I kam kërkuar të marrë vendim sa më shpejt dhe sa më racional. Pa e lënë veten të marrin vendim të tjerët për të. Vendimi më racional është dorëheqja,”-tha Fatmir Mediu.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll