Politike

OSBE: Përgëzojmë çertifikimin e zgjedheve, por ende ka shumë punë për të bërë

18 Mars 2022, 18:30 Nga DOSJA
OSBE: Përgëzojmë çertifikimin e zgjedheve, por ende ka

TIRANË- OSBE ka përgëxzuar procesin zgjedhor në vendin tonë. Me anë të një posti mi në Facebook, OSBE shkruan se për herë të parë në historinë e këtij vendit zgjedhjet u çertifikuan pa asnjë kontestim. Në postim gjithashtu shkruhet se OSBE-ja është e gatshme që të kontribuojë në reformën zgjedhore.

Postimi i Plotë:

Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri u arrit sot. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të proceseve zgjedhore pluraliste, rezultati i zgjedhjeve u certifikua pa asnjë kontestim. Prezenca e OSBE-së përgëzon administratën zgjedhore dhe partitë politike për këtë zhvillim domethënës, i cili vërteton edhe një herë profesionalizmin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne kemi besim se ata do ta ruajnë këtë arritje të rëndësishme, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje ku çdo votë respektohet. Sikurse tha Komisioneri Celibashi, ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. OSBE-ja qëndron e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore dhe mbetet partnerja kryesore e KQZ-së në përpjekjet për zgjedhje gjithnjë e më të mira.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike osbe zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 osbe zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll