Politike

Çmimi i produkteve të shportës, Ibrahimaj: Disa kompani pranuan mos të kenë fitim

18 Mars 2022, 19:57 Nga DOSJA
Çmimi i produkteve të shportës, Ibrahimaj: Disa kompani pranuan

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka treguar para mediave diskutimet në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e shitësve të shumicës dhe pakicës për disa nga ushqimet bazë. Sipas saj, Ibrahimaj tha se disa prej tyre kishin pranuar që të kishin fitim minimal, ndërsa të tjerë kanë pranuar që të mbulojnë vetëm kostot e tyre, pa marrë asnjë marzh fitimi. 

“Të gjithë kompanitë kanë garantuar për të pasur marxhe fitimi mimale, madje disa kanë kërkuar mos të kenë fitim, por vetëm fitim kostosh. Ne nuk kontrollojmë çmimin, vjen nga inflacioni i importuar. Kemi parë sa janë rritur çmimet për produktet ushqimore. Nuk vendosim çmimin që do të donim pasi operojmë në një ekonomi tregu. Në ditët në vijim do t’ju mbajmë të informuar për instrumentin e monitorimit për të mos lejuar abuzim në një situatë lufte. Nga ana tjetër ne kemi vendosur një garanci që do të përdoret nga tregtarët me qëllim që të garantojnë blerjet e tyre. Tëgjitha me qëllimin që familjet të mos paguajnë asnjë qindarkë më shumë sesa duhet të paguajnë,“-tha ministrja në deklaratën e saj para mediave.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve për produktet e shportës, ministret: Kompanitë s’do kenë marzh fitimi!

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bordi i transparencës 18 mars 2022 delina ibrahimaj bordi i transparencës 18 mars 2022 delina ibrahimaj

Sondazh

Poll