Politike

Ulje e TVSH për produktet e shportës, Ibrahimaj: S’ka impakt në çmim

18 Mars 2022, 20:07 Nga DOSJA
Ulje e TVSH për produktet e shportës, Ibrahimaj: S’ka impakt

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se në vendin tonë nuk do të ulet TVSH për produktet e shportës. Sipas saj, në një deklaratë për shtyp, historia ka treguar se ulje të tilla nuk ndikojnë në çmim, por vetëm në fitimet e tregtuesëve dhe kompanive. Ndaj ajo shton se vetmja zgjidhje është monitorimi i tregut. 

“TVSH do ketë ulje për produktet e shportës? E kam përsëritur disa herë që nuk do të ndërhyjmë në TVSH, heqja e saj nuk do të ndikonte në treguesin final. Përjashtimi dhe reduktimi i TVSH në vendin tonë nuk kanë pasur impakt në çmim, por në fitimet e tregtarëve. Duhet të monitorojmë tregun që të mos ketë abuzime me çmimet që konsumatorët të mos paguajnë asnjë lekë më shumë,”-tha Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve për produktet e shportës, ministret: Kompanitë s’do kenë marzh fitimi!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bordi i transparencës 18 mars 2022 delina ibrahimaj bordi i transparencës 18 mars 2022 delina ibrahimaj

Sondazh

Poll