Politike

E hëna pa makina, 3 ditë në javë punë nga shtëpia, ku u inspirua Rama për të kursyer naftën

18 Mars 2022, 17:32 Nga DOSJA
E hëna pa makina, 3 ditë në javë punë nga shtëpia,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve. Në planin që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, ndërsa shtoi se në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia. Por ende nuk ka dhënë një datë për masat dhe nisjen e implementimin e tyre…

“Ndërkohë që diskutojmë çmimet këtu rreziku është mungesa. Pavarësisht se do ta blesh nuk e gjen. Agjencia e Energjisë sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë ndër dekada. Kur qeveria flet për krizë është problem i madh. Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht do të bëjmë një mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu. Por do të vijë gradualisht, e diela pa makina, për të kursyer. Në një moment të caktuar, mund të ndodhë që të mos ketë mjaftueshëm naftë,”-tha Rama ndër të tjera.

Mesa duket kreu i qeverisë i lexon me kujdes sepse sot “The Guardian” ka publikuar sugjerimet e  Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila ka përpiluar një plan me 10 pika për shmangien e krizës së naftës. (SHIKO KËTU)

Sipas Agjensisë, masa të tilla dhe ndryshime në sjelljen e konsumatorit do të lejojnë uljen e përdorimit të naftës me 2.7 milion fuçi në ditë brenda katër muajve – ekuivalente me më shumë se gjysmën e eksporteve të Rusisë. E mesa duket ky lajm ka kapur edhe “syrin” e Ramës, i cili ka vendosur që projektin ta implementojë edhe në vendin tonë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike cmimi i naftes edi rama iea kriza e naftes cmimi i naftes edi rama iea kriza e naftes

Sondazh

Poll