Politike

Ndryshimet e 17 korrikut në PD, Ristani: Vendim mëse normal, por Gjykata ka shkelur ligjin

18 Mars 2022, 16:10 Nga DOSJA
Ndryshimet e 17 korrikut në PD, Ristani: Vendim mëse normal, por

TIRANË- Anëtari i Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës për të miratuar ndryshimet e statusore të 17 korrikut 2021 nga Gjykata e Tiranës. Sipas tij, vendimi i Gjykatës është mëse normal, pasi ka miratuar ndryshimet e 17 korrikut, ndërsa shtoi se në fakt e vetmja gjë është fakti se togat e zeza kanë shkelur ligjin për t’u shprehur brenda 30 ditëve nga depozimi i kërkesave.

Reagimi i Arben Ristanit:

Gjykata e Tiranës, në një shqyrtim rutinë, normal, të kërkesës së Luzim Bashës, ka lejuar regjistrimin, në regjistrin e partive politike, të ndryshimeve qe PD, i ka bërë statutit të saj në korrik 2021. Vendim mëse normal, duke patur parasysh, se përmbajtja e vendimit të Kuvendit të demokratëve në korrik 2021, ishte sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe sipas procedurave të ligjit për partitë politike dhe procedurave statusore të PD.

Ndërkohë presin radhën, po në këtë gjykatë, për tu shqyrtuar dhe regjistruar, edhe ndryshimet e tjera që i janë bërë më pas, statutit të PD, ndryshime të cilat, janë edhe ato në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe statutit te PD. E vetmja gjë që tërheq vëmendjen në këtë rast, është shkelja e ligjit nga gjykata për mos shqyrtimin e këtyre kërkesave, brenda afatit 30 ditor që kërkon ligji. S’mund të mos bjerë në sy dhe ngazëllimi i Bashës që ta paraqesë faktin, si fitore e njeriut që vetëm fiton, pa njohur humbje, si dhe kënaqësia që ndjen, kur sheh se në regjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit të korrikut 2021.

Ç’u vendos më 17 korrik?

Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme të Këshillit Koordinues të Qarkut. Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. Mesin e javës që vjen, pritet që Gjykata e Tiranës të njohë dhe ndryshimet e bëra në Kuvendin e mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më 11 dhjetor të vitit 2021.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ristani gjykata e tiranes arben ristani gjykata e tiranes

Sondazh

Poll