Politike

Deklarata e Ibrahimajt, Pampuri: Çfarë mund të bësh më para me 130-140 euro në muaj?

18 Mars 2022, 16:15 Nga DOSJA
Deklarata e Ibrahimajt, Pampuri: Çfarë mund të bësh

TIRANË- Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka ironizuar deklaratën e Ministres së Financave Delina Ibrahimaj se një person për të jetuar mirë i duhen rreth 130-140 euro. Me anë të një postimi në Facebook, Ibrahimaj shkruan se me këtë shumë një qytetar nuk bën dot asgjë. Ajo ka përmendur taksat si dhe shërbimet që duhet të paguajë një qytetar për të jetuar dhe ka theksuar se asnjë ekspert ekonomie nuk do e aprovonte këtë.

Postimi i Pampurit:

Ky eshte kuti mates i ministrave te Rames, per standartin e jeteses se shqiptareve. 130-140 euro ne muaj nuk konsiderohesh i varfer????? Cfare mund te besh me nje shume te tille, ose me mire si do ta menaxhonin ministrat e Rames kete shume per te perballuar shpenzimet e muajit, perfshi ketu dhe rritjen e cmendur te cmimeve! Me kete shume nje qytetar duhet te paguaje; Energjine elektrike dhe faturen e ujesjellesit. Duhet te perballoje shpenzimet e femijeve. Ushqyerjen. Nevojen per medikamente apo per trajtim shendetesor nese do i nevojitej, pasi shendetesia falas eshte thjesht nje iluzion si cdo gje tjeter e kesaj qeverie.

Si dhe shpenzime te tjera shtese pergjate nje muaji. Mendoni, nese nje familje ka nje makine, nje femije ne Universitet, ka nevoje edhe per te bere ndonje pushim diku, jo per gje, por meqenese ministrja thekson qe nje familje me keto te ardhura nuk konsiderohet e varfer! Cili ekspert i ekonomise ne bote, do te provonte te artikulohej ne nje menyre te tille? Nese me keto te ardhura nuk konsiderohesh i varfer, po nje ministri te Rames, bashke me Ramen qe nje kostum i kushton sa 5,6,7,8 fishi i kesaj shume si konsiderohen????

Sa para i duhen 1 shqiptari në muaj? Ibrahimaj: Që të mos konsiderohet i varfër, 130-140 €

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj oriola pampuri delina ibrahimaj oriola pampuri

Sondazh

Poll