Politike

A mund të ketë mungesë gruri gjatë këtij viti? Ja si përgjigjet ministrja e Bujqësisë

18 Mars 2022, 20:10 Nga DOSJA
A mund të ketë mungesë gruri gjatë këtij viti? Ja si

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, duke përmendur ndër to edhe grurin. Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Ministria e Bujqësisë është pjesë e një komiteti të menaxhimit të krizave me vendet e BE-së ku merren direktiva për nevojat aktuale të tregut. Megjithatë u shpreh optimiste se vendi ynë i ka mbuluar nevojat për grurë dhe drithë, të paktën për këtë vit.

Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregrtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera. Ne marrim direktiva çfarë po ndodh me tregjet, me nevojat aktuale dhe me parashikimin e prodhimit. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa ai përket konsumit,”-tha Frida Krifca.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve për produktet e shportës, ministret: Kompanitë s’do kenë marzh fitimi!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bordi i transparencës 18 mars 2022 frida krifca bordi i transparencës 18 mars 2022 frida krifca

Sondazh

Poll