Aktualitet

Zjarr i madh në Kuçovë, u rrezikuan disa banesa, zjarrfikësit ende në vendngjarje

18 Mars 2022, 21:08 Nga DOSJA
Zjarr i madh në Kuçovë, u rrezikuan disa banesa,

KUÇOVË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Të parët që kanë njoftuar forcat e zjarrfikësve ishin banorët e zonës, ndërsa në ndihmë të këtyre të fundit shkuan edhe 17 efektivë të repartit zjarrfikës të Beratit.

Zjarrfikësit mundën të shmangin përpapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin, megjithatë i gjithë territori do të mbahet në monitor për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kucove zjarr në kuçovë kucove zjarr në kuçovë

Sondazh

Poll