Aktualitet

FOTOJA: Si Edi Rama, Frida Krifca nxjerr këpucët me baltë: S’në rrihet pa zbrit’ në terren

18 Mars 2022, 19:47 Nga DOSJA

TIRANË– Kjo qeveri po “këputet” për popullin. Kështu komenton një qytetar në postimin e bërë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila ka nxjerrë në rrjetet e saj sociale një foto kur shfaqet me këpucët e bërë gjithë baltë. Sipas saj, sepse kishte shkuar për inspektim në një fermë.

“Kur ke ditën për takime zyre, por s’të rrihet pa zbrit në terren, në fermë…”-shkruan ajo duke nxjerrë edhe foton e këpucëve të saj. Të bëra pak me baltë. Ndërkohë që atë ditë në rrjetet e saj sociale nuk ka ndarë asnjë foto nga terreni siç bën gjithmonë kur shkon për inspektime.

Por me foton e të vjen një “deja vu” e kryeministrit Edi Rama, i cili vetëm pak kohë më parë nxorri foton e këpucëve të tij, me baltë dhe të shqyera, ndërsa pretendonte se i kishte prej takimeve që kish’ pasur me qytetarët nëpër Shqipëri.

Edhe Krifca duket se ka dashur të marrë pak nga idetë e kryeministrit, duke rikrijuar foton por në një version tjetër.

Të tjerë komentues i shkruajnë se e ka pasur shumë të thjeshtë për të zgjidhur problemin, mjaft të vishte një palë çizme. Ja ashtu siç kanë bërë zonjat në foton që ka postuar vetë ministrja.

Apo nuk i përputhej me propagandën?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike frida krifca frida krifca

Sondazh

Poll