Aktualitet

Rritja e çmimeve për produktet e shportës,ministret: TVSH s’hiqet,nuk ka ndikim,grurë kemi!

18 Mars 2022, 19:51 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve për produktet e shportës,ministret: TVSH

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrja e Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Frida Krifca kanë dalë në një komunikim me publikun pas diskutimeve me përfaqësuesit e shitësve të shumicës dhe pakicës për disa nga ushqimet bazë.

Sipas ministres Ibrahimaj, nuk do të hiqet TVSH për produktet e shportës, pasi kjo nuk ndikon tek konsumatori. Por shtoi se disa kompani kanë pranuar që të mos marrin asnjë marxh fitimi por duan vetëm që të mbulojnë kostot. Ndërsa e vënë përballë deklaratës së saj se një shqiptar që merr 140 euro nuk konsiderohet i varfër, ministrja nuk bëri hapa pas duke u shprehur se ajo ishte një shifër statistikore e INSTAT, i cili dikur drejtohej prej saj.

Nga ana tjetër, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky vit i mbulon nevojat për grurë dhe drithë, megjithatë po kërkohen tregje të reja për t’u furnizuar, për të shmangur blerjen e mallrave ruse. Në fund, të dyja shtuan se në ditët në vijim, do të dalin me masa konkrete për të vendosur një tavan mbi çmimet e produkteve të shportës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

A mund të ketë mungesë gruri gjatë këtij viti? Ja si përgjigjet ministrja e Bujqësisë

Ulje e TVSH për produktet e shportës, Ibrahimaj: S’ka impakt në çmim

“Mbillni grurë në mars”/ Krifca e mohon: Edhe po të çmendesha, s’do më linin ta nxirrja

‘Me 140 euro në Shqipëri s’je i varfër’/ Ministrja Ibrahimaj: S’më duket sot momenti për…

Çmimi i produkteve të shportës, Ibrahimaj: Disa kompani pranuan mos të kenë fitim

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll