Aktualitet

Ç’po ndodh në Elbasan? ‘Shqiponjat’ ndalojnë maunet, dyshohet se janë mbushur me drogë…

18 Mars 2022, 21:04 Nga DOSJA
Ç’po ndodh në Elbasan? ‘Shqiponjat’ ndalojnë

ELBASAN– Një urdhër i menjëhershëm i drejtuesve të policisë së Elbasanit ka bërë që në terren të zbarkojnë forcat e posaçme ‘Shqiponja’, të cilët kanë ndaluar disa maune në aksin nacional Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, efektivët e Policisë po kryejnë kontrolle të imtësishme nëpër mjetet e ndaluara. E gjitha pas informacioneve se mjetet e tonazhit të rëndë janë përdorur për trafikimin e një ngarkese droge.

Megjithatë tani nuk ka detaje të reja lidhur nëse informacionet kanë qenë të vërteta, ndërsa as Policia e Elbasanit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elbasan

Sondazh

Poll