Politike

Xhaferraj: ‘6 marsi’ ishte mundësia e fundit për Bashën, s’e mbështeti as elektorati gri

18 Mars 2022, 15:37 Nga DOSJA
Xhaferraj: ‘6 marsi’ ishte mundësia e fundit për

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka përsëritur qëndrimin e tij kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Për të folur më shumë në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, i ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në ‘Kafe Shqeto’, Ferdinand Xhaferraj tha se pas zgjedhjeve të pjesshme lokale mbaruan të gjitha mundësitë për të parë pozitivisht mënyrën sesi Basha drejton selinë blu. 

“Sepse me 6 mars u prodhua evidencë që jo vetëm demokratët, por edhe elektorati gri nuk e mbështet atë. Sepse Basha humbi ndjeshëm edhe në raport me një lëvizje të krijuar vetëm pak muaj më parë. Në këto kushte u prodhuan argumentat për të rënë në zero nga të gjithë kolegët e grupit parmalentar, mbështetja për zotin Basha,”- u shpreh Xhaferri ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Unë do të thoja që këto janë zhvillime që po marrin kohën e vet, por duket se do të ketë një zgjidhje. Unë do të thoja që ne kemi qenë me Partinë Demokratike, pas 25 prillit kishte kritika për të, kritikat qëndronin dhe unë e kam shprehur këtë shumë vite më parë. Pas 25 prillit kishim gjënë më normale të mundshme, që lideri i një partie perëndimore me të dalë rezultati duhet të jepte dorëheqjen, kështu ndodh në Partitë Demokratike në Europë. Por nga ana tjetër kishim dhe atë që ne bazuar në shumë argumenta e etiketuam si ‘masakra zgjedhore’. Unë kam drejtuar Partinë Demokratike në Durrës dhe ne kishim evidencë të konfirmuar, një seri vendimesh të Këshillit Bashkiak që tregonte se si u shpërndanë para në mijëra familje në Durrës dhe të gjitha këto na çuan në dhënien edhe njëherë të besimit kundrejt zotit Basha. Por me 6 mars shterruan të gjitha mundësitë për ta parë në një këndvështrim pozitiv lidershipin e zotit Basha. Sepse me 6 mars u prodhua evidencë që jo vetëm demokratët, por edhe elektorati gri nuk e mbështet atë. Sepse Basha humbi ndjeshëm edhe në raport me një lëvizje të krijuar vetëm pak muaj më parë. Në këto kushte u prodhuan argumentat për të rënë në zero nga të gjithë kolegët e grupit parmalentar, mbështetja për zotin Basha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll