Politike

Deputetët e LSI depozitojnë ndryshimin në Kodin Penal për tubimet, Vasili: Urgjente!

18 Mars 2022, 14:12 Nga DOSJA
Deputetët e LSI depozitojnë ndryshimin në Kodin Penal për

TIRANË– Petrit Vasili ka bërë të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimin në Kodin Penal për Tubimet. Vasili kërkon urgjent ndryshimin e Kodit Penal që sipas tij dënon qytetarët. Ai thotë se nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur për të votuar ndryshimet të Kodit Penal që i japin fund dënimit të paligjshem të mijra qytetarëve që protestojnë për të drejtat e tyre themelore.

POSTIMI:

Deputetet e LSI depozitojne ndryshimin ne Kodin Penal per Tubimet!! Ndryshimi i Kodit Penal në zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte depozituar sot ne Kuvendin e Shqiperise. Kushtetuesja ka folur, tani Urgjent ndryshimi i Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret! Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë. Per kete Vendim Rilindja as flet dhe as shprehet me muaj te tere, sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja. Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..” Pas muaj te tere ku Kuvendi nuk ka reaguar duke u vendosur ne kushtet e pakushtetushmerise tani nuk ka me asnje minute kohe per tehumbur per te votuar keto ndryshime te Kodit Penal qe i japin fund denimit te paligjshem te mijra qytetareve qe protestojne per te drejtat e tyre themelore.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll