Politike

S’i votuan raportin për iceneratorët, Tabaku: Keqardhje, demokratët u bashkuan me Ramën

18 Mars 2022, 11:46 Nga DOSJA
S’i votuan raportin për iceneratorët, Tabaku: Keqardhje,

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh e keqardhur që deputetë demokratë votuan kundër raportit të komisionit hetimor mbi inceneratorët. Në një konferencë të mbajtur sot në selinë blu, Tabaku tha se këta deputetë kanë bashkuar votat me Edi Ramën, kur mund të ishin shmangur edhe me abstenim.

“Keqardhje që deputetë të PD bashkojnë votën me Edi Ramën. Unë nuk shprehem dot se janë të shitur, u shpreh Tabaku, nuk e kam këtë edukim poliitk. Ato mund të kishin shmangur votën duke abstenuar nëse unë jam treguar jo korrekte me raportin duke mos ua dhënë. Por ato zgjodhën të bashkojnë votën me Edi Ramën. Ky raport vërteton se ne ishim në të drejtë,”- tha Tabaku ndër të tjera.

Më 10 mars, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin përfundimtar të Partisë Socialiste për inceneratorët. Me 76 vota pro, e 34 kundër, Kuvendi ka kaluar raportin e PS-së, ndërsa ai i PD-së, u rrëzua. Raporti i Partisë Demokratiket të Komisionit Hetimor për Inceneratorët ka marrë 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.

 (F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku seanca plenare 10 mars 2022 jorida tabaku seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Poll