Politike

VD-Rama: Bileta ka çmim minimal, po të kisha autobus vetë do të kisha vjedh dynjanë!

18 Mars 2022, 12:45 Nga DOSJA
VD-Rama: Bileta ka çmim minimal, po të kisha autobus vetë do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se sektori i linjave urbane është një profesion i vështirë që nuk ka fitim, por që nuk del as me humbje.

Në një takim me shoqatën e transportit, Rama tha se çmimi i bletës urbane është në vlerën më të mundhsme minimale që mund të kishte, por sërish qytetarët mendojnë se është vjedhje. Ai shtoi më tej se ndoshta po të ishte edhe autobus vetë, do të ishte etiketuar si ‘hajdut’ akoma më shumë se tani.


“Është minimumi dhe pa subvencion nuk del llogaria, këtë e dimë, pod s’ke si ua shpejgon atyre atje që thonë na vjedhin këta, na vjedhin ata, ndoshta po të kisha autobus vetë do të kisha vjedh dynjanë, nuk e di. Ju nuk dilni me humbje, se me humbje ju s’do të ishit këtu, do të kishit ndërru biznes, por nuk fitoni. E dimë, ky sector nuk ka dhjamë, është puno, merr investo, se të ishte ashtu nuk do të ishim mbledhur këtu, por do thonim hajt se këta kanë dhjamë, t’i lëmë ta tresin këtë dhjamë,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Transporti/ Rama: Të hënën pa makina, bota përballet me shock-un e mungesës së naftës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll