Aktualitet

Tentoi të vidhte arkën e parave të një kulti, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

18 Mars 2022, 15:13 Nga DOSJA
Tentoi të vidhte arkën e parave të një kulti, arrestohet

KORÇË– Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi po tentonte të vidhte arkën e një subjekti të kultit.

Sipas njoftimit të policisë, i riu i identifikuar si R.M u arrestua në flagrancë teksa po mundohej të hapte arkën e parave të një kulti.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Tentoi të vidhte një sasi lekësh në arkën e një objekti kulti, bie në prangat e Policisë.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas po përpiqej që të vidhte në një objekt kulti, menjëherë shërbimet e Policisë shkuan në adresën e raportuar, ku bënë kapjen në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili po tentonte të hapte me forcë arkën e objektit të kultit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e korces policia e korces

Sondazh

Poll