Aktualitet

Emigranti dhuron 300 mln lekë, asfalton rrugën e fshatit të tij në Mat

18 Mars 2022, 14:58 Nga DOSJA
Emigranti dhuron 300 mln lekë, asfalton rrugën e fshatit të tij

MAT– Emigranti Ilir Sadik Beshiri ka marrë përsipër të shtrojë rrugën në fshatin e tij. Ai ka dhuruar 300 milionë lekë për të asfaltuar rrugën e fshatit të tij të lindjes, German në Njësinë Administrative Komsi të Matit. Konkretisht, emigrant që banon në Kanada do të asfaltohet segmenti rrugor Muzhakç-Gërman, me gjatësi 2.5 km. Punimet kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda 4 muajve.

“Është një financim i bërë nga një investitor privat në bashkëpunim me Bashkinë e Matit për një rrugë prej 2.5 km që zgjidh një problematikë disavjeçare të banorëve të kësaj zone për pjesën e infrastrukturës. Aktualisht, është realizuar vetëm 50 për qind e punimeve, ndërkohë që puna po vijon për të realizuar një rrugë me standarde. Z. Beshiri ka kontribuar dhe po vijon të kontribuojë jo vetëm për zonën e tij në Mat, por në të gjithë Shqipërinë. Gjatë pjesës së pandemisë ka bërë një investim të rëndësishëm, sikurse dhe me pjesën e tërmetit ka bërë disa investime për gjithë familjet e prekura me një shumë të konsiderueshme. Shpresojmë që praktika të tilla të kemi sa më shumë në bashkëpunim me Bashkinë e Matit, me investitorë dhe qytetarë që dua ta ndryshojnë këtë trevë ashtu siç i ka hije dhe sikurse e meriton,”- tha kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir sadik beshiri mat ilir sadik beshiri mat

Sondazh

Poll