Aktualitet

FOTOT: Protestë kundër çmimeve, Policia tenton të shoqërojë të riun, shikoni si e mbrojnë

18 Mars 2022, 14:52 Nga DOSJA
FOTOT: Protestë kundër çmimeve, Policia tenton të

TIRANË– Një anëtar i Organizatës Politike është tentuar të shoqërohet sot nga forcat e Policisë së Shtetit. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, disa të rinj ishin mbledhur për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, por nuk janë lejuar nga Policia, e cila ka tentuar të shoqërojë njërin prej tyre.

Menjëherë në mbrojtje të tij kanë dalë protestuesit e tjerë, që e kanë rrethuar duke e mbrojtur që të mos merrej nga efektivët e Policisë. Madje ishin vajzat që ndodheshin gjithashtu në protestë me të që vepronin si “mburojë”.

Ndërkohë që nesër është paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët do të dalin kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll