Sport

Plori: “Të shtrëngojmë dhëmbët, Vllaznia duhet të futet në Kupat e Europës”

18 Mars 2022, 12:24 Nga DOSJA
Plori: “Të shtrëngojmë dhëmbët, Vllaznia duhet

SHKODER Vllaznia do të luajë nesër, në orën 13:45, në kuadër të javës së 26-të të Abissnet Superiores, kundër Egnatias në Rrogozhinë.

Pas largimit të gjermanit Brdariç, trajneri Elvis Plori, në ndeshjen e tij premierë, ka deklaruar për mediat: “Ndeshjet janë të gjitha ndeshjet të rëndësishme, për vetë objektivat që kemi. Kjo sfidë vlen tri pikë për ne. Sa është i bukur, kampionati është edhe i vështirë. Skuadrat janë ndarë në dy pjesë dhe ne duam Europën”.

Pozicioni si trajner? “Nëse nuk do ishte punë e vështirë, nuk do e merrja përsipër këtë gjë. Kam qenë njeriu më i afërt në klub që mund të merrja këtë rol. Të gjithë ishin dakord për këtë pjesë. Veç anës tekniko-taktike, duhet të ndryshojmë në disa pjesë.

Kemi pësuar shumë gola që kanë ndikuar edhe në anën psikologjike. Lojtarët janë të vrarë në këtë anë. Me Brdaric kam kaluar shumë mirë, kemi respekt për njëri-tjetrin. Kur rri me një njeri, të mungon. E falënderoj për çdo gjë dhe i uroj suksese kudo të jetë”.

Synimi ndaj Egnatias? “Duhet të jemi racionalë, më cinikë për rezultatin. Të bëjmë më mirë në tranzicionin negativ, aty kemi probleme. Kur kemi humbur topa në mesin e fushës, aty kemi gabuar. Lojtarëve që janë në grup duhet t’u jap besim. Kemi pesë lojtarë jashtë, 90 % kanë luajtur në formacion. Nuk duhet të mendoj vetëm për ta, pesë zëvendësuesit presin momentin. Në sytë e tyre shoh dëshirë dhe entuziazëm. Pres të na shpërblejnë”.

Largimi i Brdaric, tifozët kundër? “Nuk më takon të flas për këtë gjë. Duhet të harrojmë të kaluarën dhe ndeshjen me Tiranën. Tifozët kërkojnë që Vllaznia të jetë lart, pres mbështetjen e tyre, të mediave. Të shtrëngojmë dhëmbët për t’u futur në Kupat e Europës”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport elvis plori skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë vllaznia fiton kupen e shqiperise elvis plori skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë vllaznia fiton kupen e shqiperise

Sondazh

Poll