Sport

Shorti i Champions League/ Goglat përplasin “të mëdhenjtë” Chelsea-Real Madrid…

18 Mars 2022, 11:54 Nga DOSJA
Shorti i Champions League/ Goglat përplasin “të

ZVICER – Është hedhur mesditën e kësaj të premteje shorti i çerekfinaleve dhe i gjysmëfinaleve të Champions League për sezonin 2021-2022, nga ku tetë skuadrat e mbetura mësuan kundërshtarët në vijim.

Sfida më interesante e fazës çerekfinale do të jetë ajo midis Chelseas dhe Real Madrid, që duket se do të jetë ndeshja më e luftuar.

“Blutë” e Londrës, kampionë në fuqi, do ta kenë shumë të vështirë, jo vetëm nga kundërshtari, por edhe për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj klubit të Chelseas prej lidhjeve të ish-presidentit Roman Abramovich me Vladimir Putin.

Ndërsa në tre çiftet e tjera, duket se skuadra e Manchester City, ajo e Bayern Munich dhe e Liverpoolit, duken më të privilegjuara këtë raund.

Ja çiftet e çerekfinaleve të Champions League:

Chelsea-Real Madrid

Manchester City-Atletico Madrid

Villarreal-Bayern Munich

Benfica-Liverpool

Ndërsa sa i përket shortit të gjysmëfinales, fituesi i çiftit Manchester City-Atletico Madrid do të duhet të ndeshet në këtë raund me fituesin e Chelsea-Real Madrid, ndërsa në çiftin e dytë Villarreal-Bayern Munich fituesi do duhet të ndeshet me fituesin e Benfica-Liverpool

Ja dhe çiftet që do të formohen në gjysmëfinale:

Manchester City/Atletico Madrid-Chelsea/Real Madrid

Villarreal/ Bayern Munich-Benfica/ Liverpool

Ndërsa pritësi në finale, do të jetë skuadra fituese mes Villarreal/Bayern Munich- Benfica/Liverpool, pra i grupit të dytë të gjysmëfinalistëve.

Ndeshjet e çerekfinaleve do të luhen më 5 dhe 12 prill, në orën 21:00, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 prill dhe 3 maj po në orën 21:00. Finalja e madhe është planifikuar të luhet më 28 maj në orën 21:00 në Paris.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit chelsea në champions league shorti i champions league champions league kundër real madridit chelsea në champions league shorti i champions league

Sondazh

Poll