Sport

U akuzua për dhunë, Agim Ademi tregon pse u arrestua; Pas deklaratave…

17 Mars 2022, 14:40 Nga DOSJA
U akuzua për dhunë, Agim Ademi tregon pse u arrestua; Pas

KOSOVË– Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për herë pas akuzave të bëra nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.Kreu i futbollit thotë se nuk kishte të bënte me sulm fizik, por me një debat që e kishte me një koleg.

Ai thotë se do të vazhdojë punën dhe se do të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që do t’i zhvillojë këtë muaj.

POSTIMI I AGIM ADEMIT

Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici.
Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.
Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë juve bashkëpunëtorëve të mi dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen, njëherit ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 06 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj.
Faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
A.A.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agim ademi kosove agim ademi kosove

Sondazh

Poll