VD/ Armë dhe municione në ‘Benz’, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë (EMRI)
LEZHË– Kevin Vuthaj është arrestuar nga Policia e Lezhës. I riu është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor ‘Blindi’ i cili u z...
ITALI– Përgjimet të cilat kanë në fokus këngëtaren shqiptare Elsa Lilën janë bërë publike në shtetin fqinj, Itali. Në këto përgjime theksohet lidhja që artisja kishte me grupin e drogës dhe sigurinë që kishte ndaj shtetit italian, pasi sipas saj kishte lidhje të shkëlqyera. Pjesë e përgjimeve ishte dhe SHQIPËRIA. Elsa bëri një paralelizëm, duke thënë se ashtu si në Shqipëri që duhen njohjet dhe miku për t’u lidhur me shtetin, skema funksionon e njëjtë edhe për Italinë.
“Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila trafikantit. Gjatë bisedës së zbardhur nga përgjimet, Lila më shumë se policisë i frikësohej hajdutëve, pasi mund ti vidhnin kasafortën e parave, që dyshohet se ishin produkt i trafikur të drogës.
PËRGJIMET QË FUNDOSIN ARTISTEN (TË PUBLIKUARA NGA MEDIAT ITALIANE)
“Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.
Këngëtarja:Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.
Mësohet se artistja shqiptare mbante “Kutinë e Babagjyshit”, e cila konsistonte në arkën e fshehur ku kishte para dhe fatura nga banda e trafikantëve. Gjyqtari e konsideron Elsa Lilën plotësisht “pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia.
Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, është i arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit. Këngëtares shqiptare pritet që ti komunikohet masa e sigurisë në ditët e ardhshme.
Elsa Lila u arrestua ditën e djeshme në Itali. Ajo dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve.
Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Kevin Vuthaj është arrestuar nga Policia e Lezhës. I riu është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor ‘Blindi’ i cili u z...
TIRANË– Arrestimi i Elsa Lilës në Itali për trafik droge ishte i bujshëm. Artisja e cila ka vite që nuk është më në skenën shqiptare, njihet në Itali...
TIRANË– Dosja.al sjell lajmet më kryesore në portale për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga arrestimi i këngëtares shqiptare në It...
KOSOVË– Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia. Lajmi është bërë publik nga media në Kosovë “Paparaci...
TIRANË– Dita e enjte do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me era të lehta. Sipas MeteoAlb: Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga terri...
TIRANË– Deputetja Dhurata Çupi deklaron se dorëheqja e Lulzim Bashës do t’i shërbente Partisë Demokratike. Në një intervistë për Klan Ne...
TIRANË– Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme të banorëve të Paskuqanit, të cilët pretendojnë se janë kërcënuar me armë zjarri. Si...
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqër...
TIRANË– Euglen Benga, punonjësi i Gardës së Republikës dhe shoqëruesi i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ka folur lidhur me skandalin e ndodhu...
TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu thotë se protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve është neveritëse. Duke e cilësuar të njëjtë edhe gjuhën...