Aktualitet

U nxorri armën protestuesëve në Paskuqan, SHÇBA nis hetimet për shoqëruesin e Nikollës

16 Mars 2022, 21:00 Nga DOSJA
U nxorri armën protestuesëve në Paskuqan, SHÇBA nis

TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Ky i fundit akuzohet se u ka drejtuar armën e shërbimit banorëve që kishin bllokuar rrugën për protestë në Paskuqan. Denoncimi u bë nga qytetarët që ishin mbledhur për të protestuar, por edhe pse në vendin e ngjarjes kishte efektivë policie, askush nuk ndërhyri që të kontrollonte Bengën. 

Njoftim për media

Tiranë – Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin.

Mirëpo ka një problem! SHÇBA ka bërë me dije se ka nisur verifikimet duke iu referuar pamjeve në media ku pretendohet se gardisti shfaqet duke nxjerrë armën, por ai ka qenë gjithë kohës brenda në makinë.

SHIKO EDHE KËTË:

ME VIDEO- E rëndë në Paskuqan! Shoqëruesi i Lindita Nikollës u nxjerr armën protestuesve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet euglen benga euglen benga kercenon protestuesit protesta ne paskuqan shçba euglen benga euglen benga kercenon protestuesit protesta ne paskuqan shçba

Sondazh

Poll