Aktualitet

Arrestimi i Elsa Lilës! Mediat italiane: Vite më parë debutoi në Sanremo, ishte e turpshme

17 Mars 2022, 06:24 Nga DOSJA
Arrestimi i Elsa Lilës! Mediat italiane: Vite më parë debutoi

TIRANË– Arrestimi i Elsa Lilës në Itali për trafik droge ishte i bujshëm. Artisja e cila ka vite që nuk është më në skenën shqiptare, njihet në Itali për shkak se ka debutuar në Sanremo 20 vite më parë. Mediat italiane i kushtuan artikuj të ndryshëm shqiptares mirëpo një prej tyre përshkruante fillimin e artistes në skenën italiane e deri në momentin e arrestimit. Illfatooquotidiano e përshkruan Elsën e 20 viteve më parë si të turpshme.

‘”A mund të zbresësh shkallët me taka?”. Në vitin 2003, Pippo Baudo prezantoi kështu një Elsa Lila të re dhe të turpshme, një debutuese në Sanremo. Pothuajse 20 vite më vonë, këngëtarja italo-shqiptare u arrestua dje nga skuadra e lëvizshme e Romës, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në kryeqytet ku u përfshinë 9 persona’– nis artikullin media italiane.

Elsa Lila u arrestua ditën e djeshme në Itali. Ajo dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elsa lila elsa lila arrestohet elsa lila elsa lila

Sondazh

Poll