Aktualitet

Çupi: Basha të japë dorëheqjen për të mirën e PD-së, Berisha po bashkon partinë

17 Mars 2022, 06:14 Nga DOSJA
Çupi: Basha të japë dorëheqjen për të mirën

TIRANË– Deputetja Dhurata Çupi deklaron se dorëheqja e Lulzim Bashës do t’i shërbente Partisë Demokratike. Në një intervistë për Klan News, Çupi shprehet se Sali Berisha ka mbështetjen e strukturave të PD-së, ndërsa shton se lëvizja e tij ka për qëllim ngritjen dhe bashkimin e partisë.

“Mendoj që lëvizja e Sali Berishës kurrë s’ka pasur qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike. Përkundrazi i besoj lëvizjes së tij në kuptimin e ngritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike. Nuk e mendoj, asnjë anëtar i strukturave të Partisë Demokratike nuk e ka menduar që nuk ka mbështetje zoti Berisha në strukturat e Partisë Demokratike. Ka mbështetje në strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen për të mirën e Partisë Demokratike. Ne urojmë që të shkojmë drejt kësaj, të ketë tërheqje. Basha ka deklaruar se është në reflektim e sipër, presim vendimmarrjen e Bashës. Kriza e thellë është në kulmin e vet, nuk ka ku të shkojë“, u shpreh deputetja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore dhurata cupi dhurata cupi

Sondazh

Poll