Aktualitet

‘Protesta, civilizim!’/Lapaj përballë Baton Haxhiut,analisti: Gjuha e ministreve,neveritëse

16 Mars 2022, 21:30 Nga DOSJA
‘Protesta, civilizim!’/Lapaj përballë Baton

TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu thotë se protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve është neveritëse. Duke e cilësuar të njëjtë edhe gjuhën e përdorur nga ministret e kabinetit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu thotë se qytetarët duhet të kuptojnë krizën që është shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë. Ndërsa avokati Adriatik Lapaj, u shpreh se tubimet janë shenjë civilizimi.

PJESË NGA DEBATI:

Lapaj: Ne po kërkojmë të trajtohemi si vendet fqinje. Nëse është çështje lufte jam gati që të mbështes qeverinë tonë.

Beton Haxhiu: Unë kam jetuar me 2 molla në kohë lufte. Ta kam treguar. Përjetimi i luftës është më e shëmtuar në jetë. Protesta është neveritëse, momenti kohor është jashtë kontekstit. Ne jemi pjesë e NATO-s, nëse kërcet pushka të gjithë këta meshkuj këtu do të vishen për të mbrojtur lirinë. Kur kërkohet çmimi pa e ngritur në një mënyrë tjetër. Këta njerëz kanë halle. Kanë të drejtë në disa pika. Për fjalët e ministreve dhe koncertin e Malumas, që është neveritës. Jam i mërzitur me Ramizimin e gjuhës së ministreve. Balluku thotë mos blini cigare me BMW, kush është ajo? Kush ia jep të drejtën atë frazë neveritëse? Frida thotë mbillni grurë në mes të marsit, po Bora. Me këtë gjuhë mund të flasë Rama. I qëndroj që protesa është neveritëse.

Lapaj: 57% e këtij populli jeton në mjerim. Neveritëse është që në kohë krizash është të përfitosh. Ajo aty është qytetari, ne nuk bëhemi më katolikë se Papa. Ne kërkojmë dinjitet. Pse duhet shtrenjtuar uji i pijshëm? Është spekulim, abuzim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll