Aktualitet

Skandali në Paskuqan,punonjësi i Gardës:Po shkoja në shtëpi me vajzën,s’i kërcënova me armë

16 Mars 2022, 21:41 Nga DOSJA
Skandali në Paskuqan,punonjësi i Gardës:Po shkoja në

TIRANË– Euglen Benga, punonjësi i Gardës së Republikës dhe shoqëruesi i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ka folur lidhur me skandalin e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Paskuqani. Përmes një deklarate, ai i cilëson si të pavërteta këto raportime, si dhe shpjegon dinamikën e asaj që ndodhi pasditen e sotme, ku sipas tij ishte duke shkuar për në banesë, ndërsa në makinë bashkë me të ishte bashkëshortja e tij dhe e bija e mitur. Ndërsa thekson dhe pretendon se nuk ka nxjerrë në asnjë moment armën e shërbimit. Madje shtoi se ka pritur derisa protestuesit i kanë hapur rrugën për të kaluar. 

“Unë isha duke u kthyer në shtëpi pasi banoj në këtë zonë. Me vete në makinë kisha bashkëshorten dhe vajzën 1-vjeçe. Papritur disa nga protestuesit më bllokuan rrugën dhe filluan të qëllonin makinën me shkelma e grusht duke traumatizuar bashkëshorten dhe vajzën. Nuk di si ta shpjegoj këtë ngjarje, mbase e kanë bërë edhe kastile për të më provokuar pasi një pjesë e tyre më njohin. Por me çfarë është shkruar në portale, duke të them se për asnjë çast nuk kam dalë nga makina dhe jo më të kem kërcënuar njeri me armë. Kjo është fare e dukshme edhe nga video e transmetuar. Kam pritur derisa rruga është liruar për të kaluar. Unë jam punonjës i Gardës së Republikës dhe aktualisht shërbej si pjesë e grupit të shoqërimit të Kryetares së Kuvendit, por asnjëherë nuk kam pasur lidhje me politikën dhe as jam ndikuar prej saj në kryerjen e detyrës,“-tha Euglen Benga.

SHIKO EDHE KËTË:

ME VIDEO- E rëndë në Paskuqan! Shoqëruesi i Lindita Nikollës u nxjerr armën protestuesve

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet euglen benga euglen benga kercenon protestuesit paskuqan protesta ne paskuqan euglen benga euglen benga kercenon protestuesit paskuqan protesta ne paskuqan

Sondazh

Poll