Aktualitet

VD/ Armë dhe municione në ‘Benz’, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë (EMRI)

17 Mars 2022, 08:11 Nga DOSJA
VD/ Armë dhe municione në ‘Benz’, arrestohet

LEZHË– Kevin Vuthaj është arrestuar nga Policia e Lezhës. I riu është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor ‘Blindi’ i cili u zhvillua mbrëmjen e kaluar. Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se një person me precedent kriminal po qarkullonte me armë zjarri në një automjet të blinduar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Vuthaj u vu në pranga dhe do të akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe pronës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë. Qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet i blinduar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent kriminal po qarkullonte me armë zjarri në një automjet të blinduar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Blindi’. Në kuadër të këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar dhe kanë vënë në pranga drejtuesin e tij, shtetasin K. V., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe kevin vuthaj lezhe arrestim ne lezhe kevin vuthaj lezhe

Sondazh

Poll